Ekonomi

Qeveria e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2018

10.11.2017 11:30

Qeveria në seancën e mbrëmshme e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018..

Qeveria në seancën e mbrëmshme e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe solli konkluzion që propozimi për shpenzimet e buxhetit për vitin e ardhshëm të dorëzohet në procedurë të debatit dhe miratimit në Kuvend.
 
Buxheti për vitin 2018 që kaloi në qeveri parashikon edhe mjete financiare për program 24 orësh në gjuhën shqipe pranë Servisit të Dytë Programor. Në propozimin e Ministrisë së Financave, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi dokumentin për strategji fiskale të Maqedonisë për vitin 2018-2020.
 
Ministria e shqyrtoi dhe miratoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të obliguara të naftës. Në këtë seancë Qeveria e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal të të ardhurave.