Maqedoni

Maqedoni, Vajgëll takon koordinatorët e grupeve

10.11.2017 12:20

Eurodeputeti, Ivo Vajgëll, sot do t’i vazhdojë bisedimet me përfaqësues të partive parlamentare...

Eurodeputeti, Ivo Vajgëll, sot do t’i vazhdojë bisedimet me përfaqësues të partive parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për, siç deklaroi, projektin Zhan Mone të Parlamentit Europian.
 
Vajgëll paradite në Parlamentin e Maqedonisë do të takohet me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovskin, të Lëvizjes BESA, Afrim Gashin, si dhe me deputeten Meral Uzeiri Ferati nga PDSh-ja.
 
“Dëshirojmë të bisedojmë për projektin “Zhan Mone” të Parlamentit Europian, që do të thotë ngritjen e dialogut të aktorëve politikë në Maqedoni dhe interaksion me parlamentarët nga Parlamenti i Europës”,- tha shkurt Ivo Vajgëll në një deklaratë për mediat. Ajo që e pret, siç tha, “është vetëm mirë, kur është në Shkup”.