LSDM-VMRO

Përplasje LSDM-VMRO

29.06.2014 16:37

Në 6 vitet e udhëheqjes së Gruevskit, që nga viti 2007 deri në vitin 2013 numri i nxënësve në shkollat e mesme është zvogëluar për 27 mijë thonënë nga LSDM.......

LSDM-ja opozitare ka lëshuar sot kritika ndaj politikve qeveritare në arsimin e mesëm. Sipas kësaj partie politikat denigruese të Kryeminsitrit Nikolla Gruevskit, kanë ndikuar në zvogëlimin drastik të numrit të nxënësve.

Në 6 vitet e udhëheqjes së Gruevskit, që nga viti 2007 deri në vitin 2013  numri i nxënësve në shkollat e mesme  është zvogëluar për 27 mijë thonënë nga LSDM.

Sipas kësaj partie paradoksale është se derisa është zvogëluar numri i nxënësve është rritur për 2 mijë numri i mësimdhënësve.  Sipas LSDM-së këto të dhënat janë nga Enti shtetëror i statistikës dhe paraqesin dëshmi për partizimin brutal që po ndodh në Maqedoni.

Kjo ndoshta është e arsyeja se pse 75 për qind e të rinjve perspektivën e tyre e shohin jashtë vendit vlerëson kjo parti opozitare. Por në një reagim të VMRO DPMNE-së duke mohuar akuzat e LSDM-së theksojnë se qeveria Gruevski ka ofruar masa dhe programe të shumta për punësimin e të rinjve.

Poashtu sipas VMRO-së për dallim nga pushteti i LSDM-së, qeveria aktuale ka ndryshuar statusin e punës për arsimtarët të cilëve u është mundësuar të marrin vendime pune pas përvojës dyvjeçare. (Rexhep QAMILI, TVM2)