Maqedoni

Promovohet në Shkup dhe Prishtinë libri dhe ekspozita “Rrugëtimi”

10.11.2017 16:00

Në përkujtim të 79 vjetorit të Natës së Kristaltë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve...

Në përkujtim të 79 vjetorit të Natës së Kristaltë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Shoqata “Acta Non Verba” – Shkup dhe qendra për menaxhim të konflikteve, promovuan librit dhe ekspozitën dokumentare “Rrugëtimi”, nga autorët, Skender Asani dhe Albert Rama.
 
Libri shpalos të dhëna të reja rreth shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët, përkatësisht rrugëtimin e tyre nëpër Maqedoni dhe Kosovë për gjetur shpëtimin në Shqipëri.
 
“Në bazë të kësaj libre dhe kësaj ekspozite, një protagonist i shpëtimit të hebrenjve, veç më ka filluar procedura të merr titullin e nderit që e jep Jatvashebi dhe besoj që deri në pranverë të vitit të ardhshëm familja Beliçi do ta merr këtë titull”,- deklaroi drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.
 
Nata e Kristaltë u organizua nga fuksionarët e partisë naziste si një strategji për eliminimin e popullsisë hebreje. Nazistët janë përgjegjës për vrasjen e 6 milion hebrenjve, një milion e gjysmë prej të cilëve fëmijë. Ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët e të gjitha trevave i mbrojtën ata me të gjithë rrezikun e asaj kohe, theksoi me këtë rast ambasadori shqiptar, Fatos Reka.
 
“Një ndër vendet e vetme që i mbrojti ata me rrezikun më të madh, pa marrë parasysh pasojat kudo në trevat e tyre. Rastet e shumta të evidentuara kohë më parë, falënderimi që u ka bërë shteti i Izraelit, vënia e emrave në muzeun e Jatvashebit të familjeve shqiptare që kanë ndihmuar familjet hebreje gjatë luftës, janë tregues sinjiofikativ për mirënjohjen ndaj tyre për sakrificat e bëra”,- tha  ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.
 
Promovimi i librit dhe ekspozitës dokumentare “Rrugëtimi” u bë edhe në Prishtinë nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
GYLTENE SINANI