Zgjedhjet lokale, të dielën rivotim në vendvotimin 2901 - Çair
Të dielën do të rivotohet në një vendvotim në komunën e Çairit në vendvotimin 2901...

Rivotimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative që pranoi ankesën e Lëvizjes BESA për shkelje në këtë vendvotim.
Më pas edhe KShZ votoi unanimisht për përsëritje të rrethit të dytë në këtë vendvotim. Më 29 tetor këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, Visar Ganiu nga BDI mori 13.916 vota, ndërsa Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA, 13.707 vota.
Në vendvotimin 2901 dolën të japin votën e tyre 278 votues nga 719 sa ka gjithsej.
164 prej tre dhanë votën për kandidatin e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimin, ndërsa 98 persona votuan kandidatin e BDI-së, Visar Ganiun.
Numri i madh i votuesve në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar dhe kjo ishte arsyeja pse KShZ vendosi për ripërsëritje të rrethit të dytë.
