Maqedoni

Betohet kryetari i Gjykatës Penale: nuk do të lejoj shtypje politike mbi gjykatësit; Karaxhovski: buxheti nuk parasheh mjete shtesë për porotët

10.11.2017 17:51

Kryetari i sapoemëruar i Gjykatës Penale, Ivan Gjolev, gjatë dhënies së betimit zyrtar para Këshillit të Gjykatësve

Kryetari i sapoemëruar i Gjykatës Penale, Ivan Gjolev, gjatë dhënies së betimit zyrtar para Këshillit të Gjykatësve theksoi se nuk do te lejojë shtypje politike mbi gjykatësit, ndërsa nga gjykatësit do të kërkojë të punojnë në pajtueshmëri me ligjin.
 
“Së pari dua të them se zgjedhja ime si kryetar i Këshillit Gjyqësor përfundimisht ndodhi dhe me këtë nuk do të ekzistojë më alibi nëse gjërat nuk do të përmirësohen. Së bashku me gjykatësit dhe të punësuarit e tjerë do të punojmë së bashku që të kthehet reputacioni i gjykatës”,- deklaroi kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Gjolev.
 
Në pyetje të gazetarëve se nëse parashihet shpërndarje e re e gjykatësve pas shumë skandaleve paraprak ai tha se në fillim do të bëhet vetëm analizë dhe bisedë me gjykatësit.
 
“Do të ketë rigrupime dhe shpresoj se nuk do të ketë gjykatës të pakënaqur. Nuk do të ketë rishpërndarje të menjëhershme vetëm me përjashtim nëse paraqitet nevoja për ndërhyrje urgjente”,- tha kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Gjolev.
 
Ndërkohë, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, theksoi se në buxhetin e ri qeveritar nuk janë të parapara mjete plotësuese që të rritet kompensimi i gjykatësve porotë.
 
“Do të them një problem të hidhët, gjegjësisht në buxhet nuk janë paraparë mjete për rritjen e kompensimit për gjykatësit porotë, me çka shumë shpejt do të mund të pritet edhe bllokim i gjykimeve për shkak të pakënaqësisë së tyre”,- theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
 
Gjatë dhënies së betimit solemn nuk morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit, për të cilën gjë Karaxhovski tha se nuk është obligative.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI