Maqedoni

Qeveria miratoi buxhetin për vitin 2018

10.11.2017 18:22

Propozim - buxheti i vitit 2018, të cilin e miratoi në seancën e mbrëmshme Qeveria...

Propozim - buxheti i vitit 2018, të cilin e miratoi në seancën e mbrëmshme Qeveria, është buxhet për qytetarët dhe për stabilitet financiar të Maqedonisë, theksoi kryeministri, Zoran Zaev, gjatë elaborimit të buxhetit. I njëjti siguron funksionet kryesore të shtetit, pagesa në kohë dhe pa pengesa të rrogave, pensioneve dhe transfereve sociale, informoi kryeministri Zaev. Sipas kryeministrit, buxheti ka komponentë zhvillimore, i përgatitur nga një analizë gjithëpërfshirëse dhe e bërë në bazë të projeksioneve reale të të ardhurave dhe shpenzimeve. Është planifikuar rritja e investimeve kapitale, ndërsa do të shkurtohen shpenzimet joproduktive. 
 
“Buxheti i planifikuar për vitin 2018 siguron edhe kushte për zhvillim real të ekonomisë përmes investimeve më të mëdha kapitale dhe mbështetjes serioze të shtetit për investime të reja, rritje të konkurrencës dhe rritje të importit. Do të synojmë për realizim sa më të madh të investimeve kapitale, si segment i rëndësishëm për rritjen e planifikuar të ekonomisë për vitin e ardhshëm. Në 2018-n vazhdojmë më tej me shkurtimin e shpenzimeve joproduktive dhe ato para i drejtojmë për nevojat e qytetarëve, vetëm për një shembull shkurtojmë 650 milion denarë nga një zë i buxhetit “Mallra dhe Shërbime””,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev tha se do të punohet në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Me buxhetin e vitit 2018 bëjmë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së qëllimit për ngritjes e cilësisë së jetës së secilit qytetar. 
 
“Investojmë në themelet e shtetit, rroga më të larta për arsimin, shëndetësinë dhe edukimin e fëmijëve. Do të ketë rritje të rrogave prej 5% për të punësuarit në institucionet shëndetësore, nga shtatori i vitit 2018 gjithsej për sigurim shëndetësor janë planifikuar 208,2 miliard denarë, apo 1 miliard denarë më shumë se vitin  e kaluar. Është e planifikuar rritje e rrogave në arsim dhe foshnjore për 5%, rroga më të larta në ushtri, më pranë standardeve të NATO-s”,- tha Zaev. 
 
I pyetur se përse nuk janë ndarë mjete për rrugën Shkup – Bllacë, Zaev tha se janë në përgatitje të dokumenteve dhe po shqyrtohet mundësia për të zgjeruar rrugët, por pa prishur objektet përreth. Ndërtimi i kësaj rruge mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë, tha ai.  
 
“Për atë se përmes financimit të kësaj rruge, diku në fund të vitit të ardhëm mbaron plotësisht dokumentacioni i projektit për këtë rrugë me prioritet për Maqedoninë. Sigurisht debati mbaroi në pjesën e Vizbegut dhe pjesës që kalon këtu në zonën urbane. Qëllimi ynë është që ta zgjerojmë këtë rrugë, mos t’i prishim objektet”,- theksoi Zaev.
 
Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 100 milion denarë më shumë mjete për punësime të reja përmes masave për punësim, nuk do të ketë rritje të tatimit të fitimit, por vetëm rritje të akcizës së naftës për 3 denarë, para këto që do të shkojnë për projekte kapitale.
 
Zaev tha se rritja për 3.2% është në linjë me projeksionet e FMN-së dhe institucioneve tjera financiare. Buxheti për vitin 2018 do të jetë 3.4 miliardë euro, me deficit buxhetor prej 2.7%. Prodhimi Bruto Vendor (PBV) më i ulët në krahasim me vitin 2017, i cili ishte vetëm 2.9%.
 
ERSAN PAJAZITI