Bret: Kuvendi pa opozitën është jo i plotë
Ambasadori i OSBE në Maqedoni Ralf Bret ka deklaruar se dialogu mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoni është i domosdoshëm, pasi kuvendi pa opozitën është jo i plotë.....

Ambasadori i OSBE në Maqedoni, Ralf Bret ka deklaruar se dialogu mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoni është i domosdoshëm, pasi kuvendi pa opozitën është jo i plotë.
Në intervistën javore për radion Europa e Lirë Bret ka nënvizuar se palët duhet të ofrojnë platforma reale e jo pozicione maksimaliste.
“Presim që të dyja palët do të nisen nga platforma reale dhe jo vetëm të shkëmbejnë pozicione maksimale por të tentojnë të krijojnë kushte që do të mundësojnë kthimin e opozitës në parlament pasi parlament pa opozitë është jo i plotë. Nuk i shoh aq negative rezultatet e marrëveshjes së 1 marsit. Pajtohem se nuk është realizuar gjithçka por u arrit që opozita të kthehet në parlament dhe u miratuan disa vendime të përbashkëta. Pajtohem se procesi politik është çdoherë me “tentime dhe gabime” dhe të gjithë aktorët e përfshirë duhet të mësojnë se akoma duhet të zhvillohet kultura demokratike”, tha Bret.
