Kulturë
Dibër, filloi edicioni i 23 i Odës dibrane
10.11.2017 20:00
Oda Dibrane, që në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës së besës e bujarisë...

Oda Dibrane, që në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës së besës e bujarisë, për tre net rresht në edicionin e 23 është mikpritëse e odës shqiptare Festivali folklorik “Oda dibrane” në mbrëmjen të quajtur mbrëmja e mirëseardhjes, që u mbajt mbrëmë në Sallën e sporteve “Dibra”, morën pjesë tre shoqëri kulturore, ShKA “Malësori” nga Hasi i Kosovës, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Grupi i polifonisë “Gjergj Arianiti” nga Mallakastra.
Gjatë fjalës së mirëseardhjes, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, tha se sonte jo vetëm dy Dibrat janë bashkë, por sonte Dibra është më e gëzuar se kurrë më parë.
Drejtori i Festivalit folklorik “Oda dibrane”, Veli Vraniqi, njoftoi se në këtë event marrin pjesë 17 shoqëri e ansamble të ndryshme kulturore nga hapësira gjithëshqiptare.
Nata e dytë dhe e tretë e këtij festivalit do të mbahet në qytetin e Peshkopisë.
Gjatë ditëve të festivalit janë hapur ekspozita e pikturave me motive etnografike, ekspozita të librit dhe ekspozita të fotografive.
Nata e dytë dhe e tretë për shoqëritë kulturore që marrin pjesë do të jetë konkurruese, ku do të jepen edhe çmime të cilat do të ndahen për shoqëritë më të suksesshme në natën e tretë të festivalit.
ATLI DEMA
