Botë

IRSN: retë radioaktive vijnë nga Rusia ose Kazakistani

10.11.2017 20:37

Një re ndotëse radioaktive, që kishte përfshirë Europën në fund të shtatorit, sipas Institutit Bërthamor Francez (IRSN) ka ardhur nga Rusia apo Kazakistani...

Këto javë, ISRN dhe disa institute tjera bërthamore kanë regjistruar nivel të lartë të rutheniumit, element kimik radioaktiv, i cili në kushte normale nuk shfaqet.

Drejtori i institutit ISRN, Jean- Marc Peres, ka thënë për Reuters se “autoritetet ruse kanë thënë se nuk janë të vetëdijshme për ndonjë aksident në territorin e tyre”.

Edhe përfaqësues nga Kazakistani i kanë thënë Radios Europa e Lirë se nuk është detektuar ndonjë rrjedhje bërthamore në shtator dhe tetor.

Niveli i lartë i rutheniumit nuk ka pasur ndonjë ndikim në shëndetin e njerëzve apo në ambientin e Europës, raporton IRSN.