Maqedoni
Vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe erë
11.11.2017 12:08
Moti në Maqedoni sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor...

Reshje diçka më të rrëmbyeshme priten gjatë natës dhe atë në pjesët jugore dhe perëndimore, ku parashikohet lokalisht të bijnë mbi 25 litra në katror. Reshje të borës do të ketë vetëm në vendet më të larta në pjesët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 10 gradë, ndërsa ajo e ditës nga pesë deri 13 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri tetë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 10 gradë.
Siç informon DPHM-ja, pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, me intensitet të ndryshuar. Të dielën dhe të hënën reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të fryjë erë mesatare jugore. Të dielën do të ketë kushte për mjegull në mëngjes nëpër disa fushëgropa.
Reshje më të rrëmbyeshme sërish priten të martën dhe të mërkurën, ndërkaq nga e mërkura pritet edhe rënie e temperaturës që do të shkaktojë reshjet e shiut në male dhe në disa vende më të larta të kalojnë në borë./mia
