Maqedoni

Nesër rivotohet në një vendvotim në Çair

11.11.2017 12:32

Nesër do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi një zëri pro rivotimit në Çair...

Nesër do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi një zëri pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona. Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të ndikojë në rezultatin paraprak.

Ndikimin në rezultatin paraprak e mori për bazë edhe vetë KSHZ-ja në mbledhjen kur edhe u vendos të shkohet në rivotim.