Guardiola e këshillon Argjentinën: Kujdes nga Shaqiri
Pep Guardiola, trajner i Bayern Munich e ka këshilluar Argjentinën që të ketë kujdes nga mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.........

Pep Guardiola, trajner i Bayern Munich e ka këshilluar Argjentinën që të ketë kujdes nga mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Argjentina dhe Zvicra do të ndeshen më 1 korrik në 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
Tekniku spanjoll i ‘bavarezëve’ skuadër në të cilën luan edhe mesfushori shqiptar ja kujtuar ekipit argjentinas për rrezikun që do të ketë Shaqiri.
“Argjentina duhet të ketë kujdes nga Shaqiri”, ka thënë Guradiola, transmeton ‘Goal.com’.
Guardiola tha se futbollisti i tij, sidomos pas ndeshjes me Hondurasin, është duke kaluar një botëror shumë të mirë.
“Brenda zonës së penalltisë ai është kërcënim konstant për portën, sepse është i shpejt dhe gjuan mirë. Te Bayern është e vërtetë se është angazhuar si zëvendësues, por kur futet në lojë i bën gjërat si duhet”, theksoi ish trajneri i Barcelonës.
