Maqedoni
Ambientologët: Të rriten masat për reduktim të grimcave PM10
11.11.2017 15:46
Ndotja e ajrit ditëvë të fundit është shqëtësuese dhe alarmane në vend...

Shkupi, Kercova, Tetova, janë qytetet me ajrin më të ndotur edhe atë pesë fish mbi nivelin e lejuar tregojnë stacionet matëse të ajrit.
Edhe Qeveria propozoi masa për minimizimin e ndotjes së ajrit , si kontrolle të forcuara të kapaciteteve industriale, subvencionimin e filtrave, si dhe inkurajimin e përdorimit të automjeteve elektrike, zvogëlimin e çmimit të ngrohjes qendrore, rritjen e çmimeve për parking në kryeqendër si dhe uljen e çmimeve për transportin public.
Ambientalisti Afrim Osmani, thot se këto masa nuk janë të mjaftueshmë për ta ti reduktuar grimvcat PM10 por duhet të bëhën më shumë në këtë drejtim.
“Institucionet përkatëse duhet ti subvencionojnë veturat të cilat nuk I plotësojne standartet eko, pra u paralajmëru edhe më herët subvencionimi me katalizatore të këtyre standarteve ku minimum starti dop të jëtë me standart eko 4, ne gjermani në vitin 2016 u fut në përdorim standarti eko 6 ndërsa ne këtu flasim për standartet më të vogla. Një ndër shaktarët më të mëdhej të ndotjes së ajrit ëeshtë komunikacioni, pra qytetarët sa më pak duhet ta përdorin komunikacionin, pra veturat. Por nëse3 vjen në shprehje përdorimi I tyre së paku ti plotësojnë standartët e kërkuara”, shprehet ambientologu prof. dr. Afrim Osmani.
Afrim Osamni është skenptik nëse do ti realizojë qevëria masat e premtuar sepse gjithmon janë dhënë plane për përmisimin e gjendjes së ajrit, por të njëjtat nuk janë vënë në praktikë.Mjekët gjithashthtu thone se një numër I madh I smundjeve lidhen drejpërdrejt me ndotjen e ajrit. Psh smundjet e zemrës, smundjet e mushkërive, asam, pneumonia, bronhiti, alergjitë e frymarrjes, dhimbje koke si dhe migrena.
“Në zonat urbane ku niveli I grimcave PM është më I lartë, rrezikon edhe smundjet kardiovaskulare dhe të frymarrjes por edhe kancerin në mushkëri. Ndotja e ajrit mund të dëmtojë të gjitha sistemet e organizmit edhe atë nervorë ku bën dobësimin e sistemit motorik dhe të vëtëdijes. Tek femrat bën probleme në lindje dhe vdekshmërinë e foshnjave, ndërsa të mëshkujt shkakton infertilitet dhe kancer. Po ashtu bën dëmtim të mëlqisë dhe veshkave në sistemin urinarë, më tëpër bën dëmtim të mushkërive, kancer në mushkëri, bronhit,hasma e tj”, theksoi dr. Orhan Islami.
Ekspertët theksojnë se “rreth 90 për qind e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, janë të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit dhe se në vitin 2016 “mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur.
FARIJE DAUTI-BAKIU
