Maqedoni

Qytetarët bëjnë përgaditjet e fundit të zahireve

11.11.2017 16:05

Ka mbetur edhe shumë pak kohë për përgaditjen e zahireve për dimër...

Pas përfudimit të përgaditjes së ajvarit dhe specave të kuqe për momentin është sezoni i vendosjes së zahireve të lakrës dhe të domateve të gjelëbrta, dhe grumbullimi i sasive më të mëdha të patateve dhe të preshit.
 
Të gjithë të anketuarit e TVM-2 sipas kushteve financiare sot bënin pazaret e fundit për ti përfunduar zahiret për këtë dimër. 
 
“Tani kam ardhur ketu për të bler lakër. Më herët kamë vendosur speca të kuqe dhe domate dhe pak zahire”...
 
“Diçka pak jemi përgatitur për dimër por jo aq sa duhet. Kemi vendosur zahire nga të gjitha nga pak, nuk kemi të holla për më shumë”...
 
“Unë për shembull sot kam blerë vetëm disa kilogram domate për zahire,nuk pata më shumë me ble”...
 
”Deri tani kam vendosur ajvar, zahire tranguj dhe domate të gjelbërta, tani edhe lakër,presh dhe domate, kjo është më rendësi për të pasur për dimër”, shperehen blerësit.
 
Speci i kuq për ajvar vazhdon të shitet me çmim prej 15 denarë, preshi për 100, ndërsa lakrat, domatet e gjelbërta dhe patatet prej 15-deri 20 denarë për kilogram.Shitesit thonë se edhe përkundër çmimeve të volitshme shitja e produkteve nga dimri në dimër shkonë në ulje. 
 
“Tani është sezoni i shitjes së lakrës dhe të preshit. Por t’ju themë të drejtën shitja është shumë e dobët. Nuk ka shitje të madhe ja siç mund të shihni çmimi i preshit është 100 denarë është falë  për të blerë”...
 
“Çmimet e  zahireve këtë vit janë shumë të lire për dallim nga vitet e kaluara. Speci i kuq akoma shitet për 15 denarë dhe më lirë kur ska qenë por ja serish qytetarët nuk kanë para për të blerë”...
 
“Malli si për ta bler me shumic si për ta shtiur është shumë problem këtë vit”, shprehen shitësit. 
 
Qytetarët thonë se vendosja e zahireve nga të gjitha llojet e perimeve mesatarisht i kushton prej 100 deri më 150 euro në dimër. 
 
REXHEP QAMILI