Maqedoni

15 nëntor fillon sezoni për pajisje dimrore, shoferët të përgaditur

11.11.2017 16:49

Përgatitni pajisjet dimërore të automjeteve sepse po fillon sezoni dimror....

Prej ditës së merkur e deri më 15 mars të vitit të kaluar të gjithë shoferët e veturave dhe të kamionëve të lehtë janë të detyruar të psoedojnë në bazahin e makinës goma dimërore, zinxhirë dhe lopatë të cilat do t’u gjinden në rast se ngecin me makin në dëborë.
 
Shoferët e anketuar të TVM-2 veçmë të gjithë të përgaditur dhe janë të vendijshëm se ky detyrim është në interes të sigurisë së tyre. 
 
“Po i kam vendosur më herët gomat e dimrit, ndërsa zinxhirët i kam në bagazh”...
 
“Po jemi i përgaditur për sezoin dimror, duhet të kemi zinxhira dhe goma për dimër dhe jam në rregull”...
 
“Po  edhe unë jam i përgaditur për dimrit. Me rëndësi është që në këtë sezon të kemi gomat dhe zinxhirët e mira”...
 
“Patjetër ti kemi  këto pajisje se ka dënime”, shprehen qytetarët.      
 
Nën pajisje dimërore për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, si pajisje dimërore konsiderohen pneumatikët dimërorë në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të reliefeve të shtresave që shkel në madhësi dhe gjerësi të reliefeve me minimum prej katër milimetra nëse automjeti në pajisje ka zinxhir për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose pajisje tjetër ndihmëse përkatëse.
 
Të gjithë shoferët të cilët nuk do ti respektojnë rregullat në komunikacion në kushte dimërore, do të gjobiten sipas ligjit për sigurim në komunikacion me 45 euro. 
 
REXHEP QAMILI