Bisedimet Kosovë – Serbi: Shum prej marrëveshjeve nuk janë zbatuar
Kanë kaluar më shumë se 6 vjet që nga koha kur nisur bisedimet mes palës serbe dhe asaj kosovar...

Kanë kaluar më shumë se 6 vjet që nga koha kur nisur bisedimet mes palës serbe dhe asaj kosovare dhe në këtë kuadër shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, pavarësisht se deri tani në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla.
përfaqësues të opozitës në kosovë vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. I nisur në mars të vitit 2011, dialogu mes Kosovës e Serbisë ende nuk ka përfunduar.
Përkundrazi, negociatat për normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve tashmë pritet t’i nënshtrohen të ashtuquajturës “fazë përmbyllëse” të këtij procesi.
Është punuar shumë, ka patur dhe ka përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar marrëdhëniet mes palëve, edhe më ndihmën e ndërkombëtarëve, por asnjëra prej marrëveshjeve nuk ka gjetur zbatim deri tani.
Analistë dhe njohës të çështjeve politike, thonë se procesi në fjalë nuk ka pasur thuajse fare transparence. Me ketë rast, ata besojnë se tashmë nevojitet një rezolutë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të përcaktohet afati kohor se deri kur duhet të vazhdojë ky proces.
Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më sot, ndërssa përfaqësuesit e tjerë të opozitës thonë se deri te një fazë e tillë nuk mund të kalohet pa një konsensus të brendshëm politik.
LULJETA NDOKA
