Botë
Rruga e Arbrit, Rama: Do të jetë realitet për 3 vite
11.11.2017 18:19
Rruga e Arbrit ka qenë premtim i disa qeverive por pritjes vetëm tani po i vjen fundi....

Kryeministri Edi Rama prezantoi mesditën e të shtunës, nga Dibra projektin e Rrugës së Arbrit, duke dhënë detaje për secilin segment të kësaj rruge.
Kryeministri dha detaje të hollësishme të këtij projekti të cilin e vlerësoi strategjik jo vetëm për Dibrën por edhe ekonominë shqiptare.
Edi Rama i dha përgjigje edhe akuzave të Lulzim Bashës i cili projektin 1 miliard dollarë e ka cilësuar si kriminal.
Ndërkohë që dibranët njihen për sensin e tyre të humorit thumbues Rama ka tentuar tja kthejë me të njëjtën monedhë ku si subjekt përdori deputetin e tij rebel Erjon Brace.
LULJETA NDOKA
