Trump në Vietnam më shume tregti me Kinën e Japoninë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti këtë të premte në Vietnam, pas qëndrimit dy ditor në Kinë...

Ai i është bashkuar liderëve të biznesit në samitin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, i cili ka filluar tashmë në Da Nang.
Në fjalimin e tij, Trump u përqendrua në rolin e SHBA dhe tek tregtia. Ai është zotuar se do të korrigjojë një çekuilibër të madh tregtar me Kinën dhe Japoninë, ndërsa Pekini premtoi se do të ulë më tej barrierat hyrëse në sektorin bankar, sigurimet dhe financat, e po ashtu do të ulë gradualisht tarifat e automjeteve.
Mediat ndërkohë shkruajnë edhe për një takim të mundshëm mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin gjatë samitit, por Shtëpia e Bardhë në një konferencë për shtyp njoftoi se nuk do të ketë një takim formal mes dy presidentëve, por e la hapur mundësinë për një bisede të shkurtër mes tyre.
APEC mbledh së bashku 21 ekonomi botërore, të Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës, dhe për më shumë se 30 vjet, APEC ka qenë samiti ku Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr përpjekjet për tregtinë e lirë mes ekonomive më dinamike në botë.
Vizita e Trump në Vietnam është pjesë e turit të tij strategjik në Azi, ku në fokus të agjendës ka qenë Koreja e Veriut dhe program i saj bërthamor, i cili mbetet kërcënim jo vetëm për SHBA-të, por edhe për aleatët e saj.
Papa Françesku tha se bota duhet të dënojë jo vetëm përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por edhe posedimin e tyre. Papa i bëri këto komente në Vatikan, në fillim të një konference dyditëshe për çarmatimin bërthamor, e cila ka mbledhur së bashku 11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, si dhe zyrtarë të OKB-së dhe NATO-s.
“Ne nuk mund të ndihmojmë, por kemi një ndjenjë të thellë shqetësimi kur marrim parasysh pasojat katastrofike humanitare dhe mjedisore nga çdo përdorim i pajisjeve bërthamore “Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të mbahen rob i forcës ushtarake, frikësimit të ndërsjellë dhe i ekspozimit të stoqeve të armëve” Konferenca në Vatikan vjen në kohën e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, në lidhje me ambiciet bërthamore të Phenjanit.
FLUTURA LATIFI
