Shkup, ndotja më e madhe e matur në Lisiçe

12.11.2017 13:44

Në të gjitha komunat e Shkupit, gjatë 24 orëve banorët kanë thithur ajër të ndotur....

Në të gjitha komunat e Shkupit, gjatë 24 orëve banorët kanë thithur ajër të ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së ekologjisë,  në të gjitha stacionet matëse kanë regjistruar përqendrime më të larta të grimcave PM10

Ajri më i ndotur gjatë 24 orëve është  regjistruar me Lisiçe me 486 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 në orën 18 dhe 452 mikrogramë në orën 19. Në stacionin matës në Qendër, vlera më e lartë prej 112,6 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 janë regjistruar në orën 9.00.

Në Gazi Babë, stacioni matës e ka regjistruar vlerën më të lartë prej 140 mikrogramë në orën 18 të mbrëmjes. Në Karposh, përqendrimet e grimcave të PM10 kanë lëvizur nga 70 në 168 mikrogramë.

Në stacionin matës te Rektorati ajri ka qenë i ndotur në periudhën, përrveç matja në orën 12 dje pasdite, kur janë regjistruar 28.9 mikrogramë. Edhe në qytetet e tjera në periudha të caktuara ajri ishte i ndotur.

Pra, në Manastir ishte ka qenë i ndotur nga ora 17 e deri në orën një pas mesnate, në Kërçovë nga ora 16 e në orën 20, në Tetovë përqendrimet e grimcave PM10 kanë lëvizur nga 40 e deri në 98 mikrogramë, në Veles ndotja e  ajrit ishte mes orës 19 dhe 21,  në Koçan prek orës 17 e deri orën 23 dhe në orën 18 orë janë matur 224 mikrogramë të grimcave PM10 dhe në Kumanovë ajri më i ndotur ka qenë mes orës 17 dhe 18.