Spanjë, protestuesit kërkojnë lirimin e politikanëve të burgosur katalunas

12.11.2017 14:01

Mijëra persona protestuan sot në Barcelonë....

Mijëra persona protestuan sot në Barcelonë për të kërkuar lirimin e tetë anëtarëve të qeverisë së rrëzuar katalanase të presidentit Poigdemont.

Shumë pjesëmarrës mbanin në duar pankarta ku shkruhej ”Liri për të burgosurit politikëëë, ndërkohë që shumë të tjerë valëvitnin Esteladan, flamurin e lëvizjes katalanase për pavarësi.

Qeveria katalanase u rrëzua nga Madridi pasi parlamenti rajonal miratoi në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Katalonjës, më 27 tetor.

Që nga ajo kohë, disa politikanë katalanas janë akuzuar për rebelim dhe abuzime me fondet publike si edhe për rolin e tyre në nxitjen e pavarësisë së rajonit. Tetë politikanë mbahen ende të ndaluar.