Hahn: Dy vitet e ardhëshme, të mira për zgjerimin e BE-së
Dy vitet e ardhshme do të jenë të mira për zgjerimin e BE-së....

Dy vitet e ardhshme do të jenë të mira për zgjerimin e BE-së. Kështu ka deklaruar , eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn duke e mbështetur optimizmin në faktin se Bullgaria do të jetë kryesuese e BE-së në vitin 2018, pastaj vjen Austria, më pas Rumania dhe këto tre shtete janë pro hyrjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Gazeta austriake ‘Viener Zeitung’, shkruan gjithsesi ndoshta ky entuziazëm fsheh diçka shqetësuese në vete.
“Nuk keni dobi nga entuziazmi nëse fjalët nuk shndërrohen në vepra. Me një situatë të këtillë ballafaqohet komisari Johannes Hahn në Ballkanin Perëndimor, i cili gjatë vizitës në Shqipëri, tha se shtetet e rajonit duhet të punojnë në reformat e mëtejme me vepra konkrete”.
Eurokomisioneri Hahn gjatë qëndrimit kësaj jave në Tiranë, bashkëpunimin rajonal e përshkruan si një tjetër instrument, një mjet dhe element për të nxitur vendet të punojnë së bashku, e kjo do të thotë më shumë mundësi për të përballuar sfidat e më pak oreks për luftë ndaj njëri-tjetrit.
Mundësitë e Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, , Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, nga të cilat disa kanë status të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, janë më të mira në krahasim me periudhën para një viti e gjysmë.Sipas Hahn, shtetet e Ballkanit nuk munden vetëm të presin, por duhet të kontribuojnë me përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat.
Ai në një bisedë me gazetarët në Tiranë deklaroi se “Ende nuk është vendosur se cilat shtete do të pranohet të parët në BE, edhe pse disa prej tyre tanimë kanë filluar negociatat për anëtarësim”.
Dhe këtë deklaratë gazeta austriake e interpeton se duhet të kalojnë disa vite që të tejkalohet skepticizmi për zgjerimin që ekziston në BE, para së gjithash te shtetet e Evropës Perëndimore. Pra, shtetet kandidate janë të përgatitur për anëtarësim në BE, por shtete anëtare jo”, shkruan ‘Vienere Zeitung’.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme, Serbia dhe Mali i Zi po kryejnë negociata për anëtarësim, Maqedonia dhe Shqipëria kanë status kandidati, ndërsa BeH dhe Kosova janë ende larg tyre. (Migena Gorenca, TVM2)
