Rriten nivelet e ndotjes, grimcat pm10 në Lisiçe, 10 herë mbi normalen

12.11.2017 14:20

Rriten nivelet e ndotjes, grimcat pm10 në Lisiçe, 10 herë mbi normalen....

Janë rritur mbrënë nivelet e ndotjes në të gjithë Maqedoninë. Por gjendja më alarmante në 24 orët e fundit, ka qenë në komunat e Shkupit ku janë  matur nivele të ndotjes edhe dhjetë herë më shumë nga  e lejuara.

Stacionet matëse të Ministrisë së Ekologjisë,  në të gjitha stacionet matëse kanë regjistruar përqendrime më të larta të grimcave PM10.

Ajri më i ndotur gjatë 24 orëve është  regjistruar me Lisiçe me 486 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 në orën 18 dhe 452 mikrogramë në orën 19:00.

Në stacionin matës në Qendër, vlera më e lartë prej 112,6 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 janë regjistruar në orën 9:00.

Në Gazi Babë, stacioni matës e ka regjistruar vlerën më të lartë prej 140 mikrogramë në orën 18 të mbrëmjes.

Në Karposh, përqendrimet e grimcave të PM10 kanë lëvizur nga 70 në 168 mikrogramë. Në stacionin matës te Rektorati , janë regjistruar 28.9 mikrogramë.

Në Tetovë përqendrimet e grimcave PM10 kanë lëvizur nga 40 e deri në 98 mikrogramë, ajër me grimca PM 10  disa herë më të  larta se e lejuara , janë regjistruar edhe  në Kërçovë, Kumanovë , Manastir,  Koçan dhe Veles. (Flutura Latifi, TVM2)