Aksion policor në Shkup, u shisnin alkohol të miturve, mbyllen disa lokale

12.11.2017 14:36

Policia në bashkëpunim me Drejtorin e Hyrave Publike dhe Inspektoriatin e tregut....

Policia në bashkëpunim me Drejtorin e Hyrave Publike dhe Inspektoriatin e tregut të punës , kanë kryer aksion policor në disa objekte hotelerike dhe lokale të ndryshme argëtuese për të rinj në Shkup.

Policia ka arritur të hyrë në gjithsej 24 objekte dhe ka mbyllur 13 prej tyre. Në objektet e mbyllyra është vërejtur se nuk respektohet ligji i orarit të punës, se u shërbejnë alkohol fëmijëve të mitur dhe nuk japin llogari fiskale. Në disa prej tyre janë kapur edhe të rinj përdorues të drogës.

“Prej orës 22 deri orën 4 të mëngjesit kemi kontrolluar 24 objekte hotelerike në teritorin e Shkupit, në 8 objekte është evidentuar prezenca e fëmijëve të mitur. Janë arrestuar 4 persona adoleshentë, 2 prej tyre  për shfrytëzimin e lëndëve narkotike dhe 2 për të verifikuar  indetitetin e tyre” – tha zëdhënësi i BDI-së, Toni Angellovski.

 

Ndalesa e punës për objektet e mbyllura , do të zgjatë në varësi të parregullësive të  konstatuar nga DAP, sqarojnë nga MPB. 5 pronarë të objekteve hotelerike  janë  thirrur për edukim shtesë.

Gjithashtu nga ana e SPB-Shkup,  është kryer edhe një aksion më  i  gjërë për kontrollin e shoferëve , më saktë nëse të njejtët vozisin ose jo në ndikim të alkoholit. Janë bërë gjithsej 272 teste alkoholike  dhe  në 102  prej tyre është konstatuar prania e madhe e  alkoholit.

MPB paralajmëron edhe shumë aksione tilla në të ardhmen.  (Rexhep Qamili, TVM2)