Zgjedhjet në Katalonjë, Rahoy: Në dhjetor i japim fund krizës

12.11.2017 14:52

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy mbërriti në Barcelonë....

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy mbërriti në Barcelonë për të prezantuar kandidatin e Partisë së tij Popullore në zgjedhjet e 21 dhjetorit. Rahoy  deklaroi se lokalet e muajit të ardhshëm do të ndihmojnë t’i jepet fund kaosit në rajonin e pasur verilindor që tentoi shkëputjen.

Duke mbrojtur vendimin e tij për të imponuar mbi Katalonjën kontrollin direkt të Madridit zyrtar, shefi i ekzekutivit spanjoll shpjegoi se “nuk kishte lënë rrugë pa përdorur” përpara se të hidhte hapin ekstrem, në vazhdën e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga qeveria katalanase muajin e kaluar.

Disa prej anëtarëve të saj, të shkarkuar tashmë, sot gjenden prapa hekurave. Plot 750 mijë vetë protestuan në Barcelonë të shtunën, kundër arrestimit të tyre, ndërsa presidenti Carles Puigdemont dhe 4 ish-ministra presin në Belgjikë të shohin se çfarë rrjedhe do të marrë fati i tyre.

Partia e majtë “ERC”, një aleate kyçe e Puigdemontit njoftoi se disa prej udhëheqësve të burgosur, përfshirë kreun e saj Oriol Junqueras, si dhe një pjesë e ministrave të ndodhur në Belgjikë, do të figurojnë në listën e saj elektorale.

Anketimi më i fundit tregon se kjo parti do të marrë shumicën e votave në dhjetor. Në zgjedhjet e fundit rajonale, përpara dy viteve, Partia Popullore e Rajoyt siguroi vetëm 8.5% të votave.