Presidencialet në Slloveni, zhvillohet balotazhi mes Pahor dhe Sarec

12.11.2017 15:14

Sllovenët votojnë sot për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale....

Sllovenët  votojnë sot  për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.  Presidenti Borut Pahor shpreson për një mandat të dytë, ndërsa kryebashkiaku i qytetit Kamnik, Marjan Sarec kërkon drejtimin e vendit.

Në raundin e parë, të mbajtur përpara 3 javësh, Pahor siguroi rreth 47% të votave, ndërsa Sarec, u rendit i dyti me pothuajse 25%. Shareci 39-vjeçar ka filluar të merret me politikë vetëm para 7 vitesh vetëm  në nivelin lokal.

Pahor ndëkrohë është në pushtet që nga viti 2012. Pahorin e quajnë ndryshe edhe si “Presidenti nga Instagrami”, sepse atë e ndjekin në këtë rrjet social rreth 40 000 persona. Por, mediat sllovene e kritikojnë për faktin se gjatë fushatës elektorale nuk është marrë me problemet serioze të vendit.

Nëse e fiton shumicën, që edhe pritet, Pahor, që këtë herë garon si i pavarur, do të jetë pas Millan Kuçanit Presidenti i vetëm i vendit që ka siguruar dy mandate. Edhe pse roli i Presidentit në Slloveni është gjerësisht ceremonial, ai drejton ushtrinë dhe ka në dorë caktimin e një sërë zyrtarësh të lartë, përfshirë Guvernatorin e Bankës Qendrore.