Ndotja e ajrit, Bosnje Hercegovina, shteti me ndotje më të madhe në Ballkan

12.11.2017 15:38

Situate me ajrin e ndotur nuk është alarmante vetëm në Maqedoni....

Situate me ajrin e ndotur nuk është alarmante vetëm në Maqedoni. E gjithë Europa vuan pasojat e ndotjes por në Ballkan, më të rrezikuarit nga ndotja e ajrit, janë banorët e Bosnjë - Hercegovinës

Tashmë me viote në këtë shtet, asnjë institucion nuk merret me kontrollin e ndotjes së ajrit . Nga 12 stacione për matjen e ajrit në të gjityhë shtetin, punojnë vetëm 5, prej të cilave dy janë funksionale sipas të gjitha parametrave ndërsa të tjerat duhen rregulluar.

Ndërmarrjet toplifikuese përdorin mazut ndërsa amvisëritë ngrohen me dru apo thëngjill.  Në nivelin e lartë ntë ndotjes, kontribuojnë edhe emisionet e gazrave të dëmshëm, trafiku i rënduar, pozita gjeografike por mbi të gjitha, djegia e materialeve të ndryshme për nrgohjen e amvisërive, sepse energjia elektrike në këtë vend është shumë e shtrenjtë dhe qytetarët gjejnë alternative të tjera për nrgohje, që në shumicën e rasteve ndosin ambientin.