ENERGJIA ELEKTRIKE

Prej nesër shtrenjtohet energjia elektrike

30.06.2014 13:04

Që nga dita e nesërme, energjia elektrike do të shtrenjtohet për 3.47%, kështu u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Dimitar Petrov........

Që  nga dita e nesërme, energjia elektrike do të shtrenjtohet për 3.47%, kështu u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Dimitar Petrov.

Ky çmim, sipas tij, do të zgjasë deri më  1 korrik 2015. Sipas vendimit të Komisionit, çmimi përfundimtar për amvisëritë njëtarifore do të jetë 4.48 denarë për kilovat në orë.

“Për amvisëritë do të jetë 4.48 denarë për kilovat, ajo  dytarifore 5.52, ndërsa e lira do të jetë 2.80 denarë për kilovat. Risi do të jetë edhe ajo që fuqia prej 33% do të jetë  pjesë përbërëse e çmimit të energjisë së harxhuar elektrike, e jo si linjë e veçantë siç ka qenë deri më tani” – tha Dimitar Petrov.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, vendimin për shtrenjtim e arsyetojnë me raportet e shpenzimeve të rritura që i kanë dorëzuar tre kompanitë energjetike, “ELEM”, “MEPSO” dhe “EVN”.

Ndërkohë, Komisioni Rregullator në pajtueshmëri me metodologjinë për çmime, njëherit shpalosi edhe rritjen e çmimeve  të  derivateve të naftës për 2.30% ose për 2 den, ku çmimi i ri për “EUROSUPER 95” do të jetë 83denarë për litër, “EUROSUPER 98” do të jetë 84.50 denarë dhe “EURODIESEL 70” denë për litër. (Zejxhane Osmani, TVM2)