Ndotja e ajrit, rritet numri i pacientëve, mjekët: Bëni kujdes

12.11.2017 17:20

Rritja e nivelit të ndotjes së ajrit po rrit edhe numrin e pacientëve....

Rritja  e nivelit të ndotjes së  ajrit po rrit  edhe numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore, pacientët që më së shumti pësojnë nga ndotja e ajrit janë ata me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët.

Por siç njofton Dr.Benjamin Kamberi, ndotja e ajrit dhe grimcat  PM10 poqese thithen bashkë me ajrin,  shkaktojnë probleme shëndetësore në organizëm  edhe  te personat e shëndoshë.

“Për të parandaluar këto siptoma që paraqiten personat ose të sëmurit kronikë,  nuk  duhet të shfaqen në vendet ku ajri është i ndotur,t’u largohen vendeve publike ku grumbullohen shumë persona,të përdorin maskat për parandalimin e thithjes së ajrit të ndotur ose nëse nuk kanë maska atëherë duhet te mbulojnë gojën me ndonjë leckë apo shall rreth sistemit respiratorë. Komplikemet më të shpeshta që shkaktohen  nga ajri i ndotur janë obstrukcionet e shumta të sistemit respiartor të cilat nëse bien në kontakt  edhe me ndonjë bakterie mund të vie edhe deri në ndonjë ndezje ,bronkit apo sëmundje të ndryshme respiaratore me pasojë më të rëndë kronike” – tha mjeku i përgjithshëm, Benjamin Kamberi.  

Duke u bazuar nga përvoja e deritanishme dhe faktin se vendi ynë në këtë periudhë të vitit zakonishtë përballet me problemin e ndotjes së ajrit, Dr. Kamberi u rekomandon qytetarëve që ti zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të mundohen të mos dalin kur ajri është i ndotur ngase grimcat PM10 mund të shkaktojnë probleme shtesë shëndetësore. (Sevdije Metaj – Zuberi, TVM2)