Shkeljet e të drejtave të njeriut, Mehmeti për REL: Ka rënie të ankesave

12.11.2017 17:39

Në vitin 2016, shkeljet e të drejtav e të njeriut në Maqedoni....

Në vitin 2016, shkeljet e të drejtav e të njeriut në Maqedoni, pësuan një rritje prej 4%. Këtë vit vërehet ulje e këtyre shifrave thotë Avokati i Popullit,  Ixhet Mehmeti, në intervistën për  radion Europa e Lirë.

Sipas tij, qytetarët janë optimist se Qeveria e re do të përmirësojë gjendjen e tyre, prandaj edhe nuk e kanë marrë mundimin të bëjnë ankesa deri tek institucioni që drejton.

“Derisa në vitin 2015 ishte viti ku masovikisht kemi pranuar 4200ankesa, në vitin 2016 ky numër u ul në 500, këtë vit akoma më pak. Mendojmë se ka dy shkaqe për uljen e ankesave, njëra për shkak të drejtave të konsumatorëve për shkak të shfuqizimit të taksës radiodifuzive dhe tjetra për shkak të pritshmërive nga qeveria e re.  Në vitin 2015 qytetarët masovikisht kanë ardhur tek ne edhe pse e dinin se nuk mund të ju ndihmojmë, vetëm për të treguar revoltën e tyre dhe se janë viktima, këtë vit ankesat tek ne janë në numër shumë të ulët” – tha avokati i popullit, Ixhet Mehmeti.

MEHMETI: RAPORTET E AP ME VITE U PËRDORËN PËR QËLLIME POLITIKE

I pyetur se si i komenton akuzat që ditë mëparë iu bënë nga një deputet, se Mehmeti më pak nga të gjithë ka të drejtë të flas për të drejtat e Njeriut, ai thotë se janë deputetët ata që duhet të rishikojnë qasjen e tyre ndaj institucionit Avokat i Popullit sepse vite me radhë raportet e këtij institucioni janë përdoruru  për qëllime politike.

“Secili ka të drejtë të mendojë dhe të japë mendimin e tij publikisht madje dhe deputetët, për fat të keq raportet e Avokatit të popullit në vend që të shqyrtohen, praktika tregon se me vite të tëra parlamenti i ka përdorur për qëllime politike, me qëllim që të lavdërohen se cili është më demokrat se tjetri sa i përket të drejtave të njeriut nga ana tjetër në vend që të diskutohet mbi gjendjen që është përkeqësuar ato merren me mua personalisht si Ixhet Memeti” – u shpreh avokati i popullit, Ixhet Mehmeti.

Sipas Memetit, ankesa më së shumti ka për  punën  e policise por  sipas tij,  edhe  përkundër ankesave Prokuroria Publike  rrallë herë ka ngritur iniciativa për të ndëshkuar policët  që nuk respektojnë parimet bazë të punës së tyre. (Flutura Latifi, TVM2)