Irak, zbulohet varr masiv pas largimit të IS-IS nga Hauija
Një varr masiv me të paktën 400 trupa është zbuluar në Hauija

Një varr masiv me të paktën 400 trupa është zbuluar në Hauija, qytet iraken që ishte nën kontrollin e luftëtarëve të ISIS deri muajin e kaluar.
Guvernatori i provincës, tha se trupat janë gjetur afër një baze ajrore në dalje të qytetit.
Disa nga viktimat ishin me veshje civile, ndërsa të tjerët mbanin veshur rroba që përdorte ISIS për personat e dënuar me vdekje.
Said thotë se baza ajrore ishte “transformuar në një terren ekzekutimit. Gjenerali Mortada al-Luaibi shpjegon se ushtria irakene zbuloi varrin masiv falë dëshmive të banorëve lokalë.Ndërkohë, mediat theksojnë se kjo nuk është hera e parë që zbulohet një varr masiv në këtë zonë.
Për këtë mendohet se ushtria irakiene do të zbulojë përsëri mizoritë të tjera të kryera nga ISIS.
