Ganiu: Fitorja, meritë e gjithë strukturës së BDI-së; Osmani: BDI tregoi se mund të përballet dhe fitojë çdo sfidë

12.11.2017 19:51

Visar Ganiu ka festuar në Çair konfirmimin e fitores së tij në zgjedhjet lokale...

Visar Ganiu ka festuar në Çair konfirmimin e fitores së tij në zgjedhjet lokale. Ai tha se fitorja është kontribut i të gjithë BDI-së që arritën të bindin qytetarët dhe e ruajtën Çairin si bastion të BDI-së. Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani tha se edhe përkundër tentimeve që të njolloset BDI, ajo tregoi se mund të përballet e të sfidojë cdo sfidë që i vihet përpara.

“Fitorja është meritë e të gjithë strukturave të BDI-së që arritën të bindin qytetarët që Cairi të mbetet bastion i BDI-së. Unë premtoj bashkëqeverisje me qytetarët, Visar Ganiu do të jetë kryetar i qytetarëve të Komunës së Çairit dhe do të jem i hapur për cdo qytetar që me bashkëmenaxhim ta cojmë komunën tonë në rrugën e duhur” – tha Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për komunën e Çairit.

“Ne jemi bërë shkollë se si fitohen zgjedhjet kudo në RM. Njëherë fitoren e festuam në Çair, u munduan të na e njollosin fitoren tonë por sot dëshmuam se sado sfida të na vënë përpara, ne gjithnjë do ti fitojmë, sepse punën tonë e kemi nisur me nijet të mirë, nuk e kemi nisur të dëmtojmë dikë por që të fitojnë qytetarët e Çairit. Dolëm me kandidatin më të mirë, me programin më të mirë në garë dhe qytetarët vlerësuan sinqeritetin, punën dhe programin tonë. Edhe dhjetë herë të na i prishin kutitë, ne prapë do ti fitojmë” – u shpreh  shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani.