Ibrahimi: Fitoren e vodhën, megjithatë urime
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi....

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi, në pres konferencën e mbajtur menjëherë pas përfundimit të rivotimit në Çair, tha se fitorja i është vjedhur megjithatë dëshiron të urojë Ganiun, që ai e cilësoi si kandidati i LSDM-së për Çairn. Ai tha se beteja e Besës do të vazhdojë .
“Fitore e vjedhur por ata e quajnë fitore, dhe nëse ata e pranojnë si të tillë, ne ua urojmë. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha ata qytetarët që morën guxim dhe përkundër shumë presioneve e zhvatjeve sot dolën të votojnë. Së dyti më vjen keq për ata qytetar që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtar të policës dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin dhe të votojnë. Për neve këto zgjedhje në Çair, e shpërfaqën në mënyrën më të saktë fytyrën e këtij pushteti, i cili në emër të konceptit qytetar i afirmon injorantët dhe kriminelët, ndërsa me të dyja këmbët shkel me të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Ne e dinim mirëfilli se anulimi i këtij votimi bëhet vetëm për ti legjitimuar zgjedhjet e manipuluar, kur nuk u pranua të hapen kutitë dhe të shihen si u bë 1000 fletëvotime të pavlefshme ishte e qartë se çfarë rezultati do të kemi sot” – u shpreh kandidati i Lëvizjes Besa për Çairin, Zeqirja Ibrahimi.
