Ndalesa për automjetet e rënda transportuese
Ndalesa për ditët nga fundjava është: të premten nga ora 17:00 deri 22:00; të shtunën nga ora 09:00 deri 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 der 22:00...........

Prej nesër 1 korrik, deri më 31 gusht në rrugët shtetërore është vendosur ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët gjatë temperaturave të larta ekstreme.
Ndalesa për ditët nga fundjava është: të premten nga ora 17:00 deri 22:00; të shtunën nga ora 09:00 deri 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 der 22:00.
Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten nga ora 11:00 deri 17:00.
Siç kumton Lidhja Automoto e Maqedonisë, ndalesa nuk ka të bëjë me automjetet të cilët transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, grur dhe prodhime të grurit dhe mallëra që prishen lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transporti i materieve shpërthyese dhe automjetet të cilat kryejnë transport për kompanitë të cilët kanë lidhur marrëveshje për kryerjen e projekteve të rrugëve ndërtimore me NP për Rrugët shtetërore.
Për rregullimin e komunikacionit dhe vendosjen e regjimit të ndryshuar, është vendosur sinjalizim përkatës.
Në aksin rrugor Gostivar - Ohër mbetet në fuqi edhe regjimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve të rënda mbi 7.5 tonë gjatë ditëve të fundjavës, të premten prej orës 15:00-24:00, të shtunën dhe të dielën prej 07:00-24:00. Ky regjim i qarkullimit do të vlejë deri më 1 shtator të vitit 2014. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
