KSHZ, Rivotimi në Çair, Ganiu 169 vota, Ibrahimi 98, 5 të pavlefshme

12.11.2017 20:17

Kanë dalë tashmë rezultatet nga rivotimi I rrethit të dytë në vendvotimin 2901 në Çair....

Kanë dalë tashmë rezultatet nga rivotimi I rrethit të dytë në vendvotimin 2901 në Çair.

Visar Ganiu i BDI-së ka marrë gjithësej 169 vota kurse Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes Besa ka marrë 98 vota. 5 fletëvotime janë të pavlefshme. 

Në zgjedhje dolën  gjithesej 272 votues nga 719 sa ka gjithsej ky vendvotim. Dalja në votime edhe në këtë rivotim, ishte pothuajse e njejtë me atë të rethit të dytë në të cilin votuan   278 persona.

Por ka një ndryshim rrënjësor të rezultatit në këtë rivotim. Më 29 tetor për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kishin votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu kishin votuar 98 persona.