Maqedoni
Komunikacioni pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa
13.11.2017 09:30
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa...

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Në grykat është e mundur rrëshqitje të tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Maqedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovo.
