Botë
Tërmeti 7.3 ballësh, mbi 200 të vdekur, rreth 3000 të lënduar
13.11.2017 10:22
Tërmeti 7.3 ballë tronditi zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut...

Dridhjet e mëdha të tokës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 214 personave, 2.800 të tjerë llogariten të lënduar, kurse për 70 mijë persona raportohet se kanë nevojë për strehim në Irak.
Shumica e viktimave janë nga provinca perëndimore e Iranit, Kermanshah. Agjencia iraniane e lajmeve “Isna” raporton se 2.500 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shumica e viktimave janë nga qyteti Sarpol e Zahab, rreth 15 km nga kufiri.
Dëmet të cilat u shkaktuan tek spitali i qytetit po e vështirëson akoma më shumë punën e mjekëve në mjekimin e shumë personave të lënduar. Raportohet për shumë shtëpi në zonën malore të cilat rrezikojnë të shemben sepse janë ndërtuat me baltë dhe tulla.
