Maqedoni

Rivotimi në Çair, Ganiu 169 vota, Ibrahimi 98, 5 të pavlefshme

13.11.2017 10:45

Në rivotimin e rrethit të dytë në vendvotimin 2901 në Çair, Visar Ganiu i BDI-së ka marrë gjithsej 169 vota, kurse Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes BESA ka marrë 98 vota...

5 fletëvotime janë të pavlefshme. Në zgjedhje dolën gjithsej 272 votues nga 719 sa ka gjithsej ky vendvotim. Dalja në votime edhe në këtë rivotim ishte pothuajse e njëjtë me atë të rrethit të dytë në të cilin votuan 278 persona. Por, ka një ndryshim rrënjësor të rezultatin në këtë rivotim. 
 
Më 29 tetor për kandidatin e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimin, kishin votuar 164 persona, ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiun, kishin votuar 98 persona.