Botë

Rrëmbimi i Gylenit, Turqia mohon të ketë pasur komplot

13.11.2017 11:09

Turqia po mohon një artikull sipas së cilit mund të ketë diskutuar me një ish-zyrtar të administratës së presidentit, Donald Trump...

Turqia po mohon një artikull sipas së cilit mund të ketë diskutuar me një ish-zyrtar të administratës së presidentit, Donald Trump, për një komplot për kapjen e një kleriku mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara.
 
Sipas artikullit botuar në gazetën “Wall Street Journal”, prokurori i posaçëm, Robert Mueller, po heton një plan që mendohet se mund të ketë përfshirë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Michael Flynn, për të rrëmbyer klerikun, Fethullah Gylen, i cili që prej vitit 1999 jeton në Shtetet e Bashkuara.
 
Sipas artikullit, Flynn dhe i biri pritej të merrnin deri në 15 milionë dollarë në këmbim të dorëzimit të tij tek Turqit. Në një deklaratë paraprake, ambasada turke në Uashington i quajti akuzat se Turqia mund të përdorte mjete të paligjshme për ta kthyer Gulenin në Turqi “krejtësisht të rreme, qesharake dhe pa bazë”.