Botë

Kryeministri i Libanit: Jam i lirë dhe do të kthehem

13.11.2017 11:32

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, tha se dha dorëheqjen nga posti për të mbrojtur veten dhe se do të kthehet në shtëpi pas disa ditësh...

Gjatë një intervistë ai tha se ishte plotësisht i lirë, duke hedhur poshtë zërat se mbahej në Arabinë Saudite kundër vullnetit të tij dhe se do të kthehej në Liban shpejt.
 
Autoritetet më të larta të Libanit, prej ditësh pretendonin se ai mbahej i burgosur në kryeqytetin saudit dhe për këtë fajësonin Arabinë Saudite.
 
Kjo ishte intervista e parë e Haririt që prej dorëheqjes që tronditi të gjithë rajonin.
 
“Unë jam dorëhequr. Do të kthehem së shpejti në Liban dhe do të jap dorëheqjen zyrtarisht, sipas mënyrën kushtetuese”, deklaroi Hariri, duke shtuar se veprimi i tij nuk ishte tradicional, por kishte dashur që t’i jepte një shkundje pozitive vendit të tij.
 
Në intervistë, Hariri tha se e dha dorëhqjen për të mbrojtur Libanin nga rreziku, megjithëse nuk specifikoi se kush, apo çfarë po e kërcënonte vendin.