Botë
Kaos trafiku në Kroaci për shkak të motit me dëborë
13.11.2017 14:09
Mot me dëborë e përfshiu Kroacinë dhe shkaktoi probleme të mëdha në komunikacion...
Sipas mediave zagrebase, borë po bie në Kapela, Sleme, Gorski Kotar.
Rrugët e lagështa dhe të rrëshqitshme bëjnë probleme nëpër rrugët në brendësi të vendit, ndërsa stuhia e dëborës krijon probleme në komunikacion në rajonet bregdetare. Janë të mundura rrëshqitje të dheut, paralajmërojnë shërbimet kompetente.
Për kamionë me rimorkio momentalisht është i ndaluar komunikacioni, ndërsa vendkalimi kufitar Pasjak është i mbyllur për komunikacion. Për shkak të stuhisë në ndërprerje janë disa linja të trageteve.
