Kulturë

“Europa kreative”, 28 organizata vendore pjesëmarrëse në projekt

13.11.2017 14:34

Në programin shtatëvjeçar “Europa Kreative” për periudhën 2014-2020 janë në dispozicion 1,45 miliard euro..

Në programin shtatëvjeçar “Europa Kreative” për periudhën 2014-2020 janë në dispozicion 1,45 miliard euro, të cilat mund të shfrytëzohen nga 28 vendet anëtare dhe vendet pjesëmarrëse në program, ku bën pjesë edhe Maqedonia.
 
Deri tani 28 organizata nga vendi kanë marrë pjesë në këtë projekt, u tha në konferencën “Europa Kreativ” për nxitje e bashkëpunimit kulturor. Ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski, tha se me përkushtimin ndaj eurointegrimeve në mënyrë sistemore do të rriten motivet e operatorëve kulturorë për pjesëmarrje në projektet europiane.
 
“Marrë parasysh se vendet e Ballkanit perëndimor ende nuk mund t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat e BE-së në sferën e kulturës, diplomacinë kulturore e njohim si mekanizëm efikas të bashkëpunimit kulturor dhe promovim të veprave kulturore dhe artistike”,- deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjoyovski.
 
Viti 2018 është shpallur vit i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në BE, deklaroi në konferencë euroambasadori, Samoel Zhbogar.
 
“Trashëgimia kulturore është burim i rëndësishëm i kreativiteteve dhe inovacionit dhe gjeneron ide për zgjidhje të mundshme të problemeve si dhe krijon shërbime inovative që e bëjnë trashëgiminë kulturore të kenë qasje qytetarët dhe vizitorët”,- tha  ambasadori i BE-së, Samoel Zhbogar.
 
Njëherit, ministri Allagozovski bëri të ditur se grupi i punës deri te ministrja e Kulturës i ka dorëzuar tre elaborate, i pari për përmendoret e projektit “Shkupit 2014”. Elaboratet kanë të bëjnë me përmendoren e Andon Janev Qosen, i vendosur para kompleksit të gjykatave, Nënë Terezën dhe Ushtarin në Kalë në Sheshin Maqedonia. Elaboratet do t’i dorëzohen qeverisë, e cila do të vendosë për hapat e mëtejmë. 
 
GYLTENE SINANI