Mançevski: Sajber - sulmuesit paraqesin kërcënim për të gjithë, Sheqerinska: Sajber - sulmuesit janë gjithmonë një hap para nesh

13.11.2017 15:43

Nëpërmjet përforcimit të politikës kibernetike, qeveria duhet patjetër të bëjë gjithçka....

Nëpërmjet përforcimit të politikës kibernetike, qeveria duhet patjetër të bëjë gjithçka që është në kompetencë të saj, që të sigurojë privatësinë e qytetarëve në njërën anë dhe nga ana tjetër të sigurojë siguri nacionale gjithëpërfshirëse. Operatorët e shërbimeve kyçe duhet të kenë obligim ligjor që të ndërmarrin masa teknike edhe në organizata, me qëllim që të menaxhojnë me rreziqet e rrjeteve. Kështu deklaroi  ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në panel-diskutimin për siguri kibernetike.                                                                     

“Sajber sulmuesit paraqesin kërcënim të përbashkët për secilin. Për  qytetarët, konsumatorët, qeverinë, gazetarët, për të gjithë. Ashtu siç është bërë më parë në kohën e luftërave, janë krijuar aleanca për mbrojtje nga armiqtë, këtë duhet ta bëjmë edhe ne, që në mënyrë të koordinuar t’i përgjigjemi sulmuesve të kibernetikës”,- deklaroi ministri për Shoqëri Informatike Dhe Administratë, Damjan Mançevski.                             

“Rreziqet janë gjithmonë një hap para nesh dhe fuqia e kësaj teme kalon nga duart e shtetit në duar e grupeve të caktuara, ndonjëherë për të mirë ndonjëherë në qëllime të rrezikshme. Të gjithë jemi më të shpejt, më të informuar, më efikas, si rezultat i teknologjisë, por ndoshta në fillim nuk ishim të vetëdijshëm sa kjo mund të rrisë rreziqet në privatësi, biznes - interes dhe rrezik të sigurisë shtetërore”- tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Siguria e politikës kibernetike është edhe prioritet i NATO-s që u vendos në Samitin e Wellsit, tha ministrja Sheqerinska, ndërkaq edhe direktivat e BE-së kërkojnë sigurim të nivelit të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative, u tha në panel-diskutimin e sotëm. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)