Dhuna më 27 prill në Kuvend, përjashtohen nga puna 11 policë

13.11.2017 17:23

11 policë, të cilët më 27 prill nuk kanë reaguar sipas obligimeve ligjore....

11 policë, të cilët më 27 prill nuk kanë reaguar sipas obligimeve ligjore, janë përjashtuar nga puna për ngjarjet e dhunshme në Kuvend.

Vendimi për përjashtim u mor pasi është konstatuar mosveprimi i tyre në parandalimin e turmës së protestuesve për t’u futur në Kuvend.

Sipas të dhënave jozyrtare, ky numër nuk është përfundimtar, pasi pritet të ketë edhe pjesëtarë të tjerë që mund të largohen nga puna për shkak të konstatimit të përgjegjësinë së tyre.

Hetimet për ngjarjet e dhunshme në hapësirat e institucionit ligjvënës po zhvillohen nga Prokuroria Publike. Aktualisht dhjetë persona akuzohen për ushtrim dhune ndaj deputetëve, përfshirë edhe sulmin ndaj Ziadin Selës. Për momentin vetëm një prej tyre, Panço Angellov, është dënuar me 4 vjet burg për sulmin ndaj deputetes së atëhershme të LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.