Gjykata Penale: Pranohen aktakuzat për rastet “Tarifa” dhe “Trajektorja”

13.11.2017 17:36

Gjykata Penale ka pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale për rastet “Tarifa” dhe “Trajektorja”....

Gjykata Penale ka pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale për rastet “Tarifa” dhe “Trajektorja”.

Në rastin “Tarifa” përfshihen shtatë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në furnizimin e softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM. Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth gjysmë milion euro.

Derisa në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë katër ish-zyrtarë të qeverisë, të cilët dyshohen se në vitin 2012 dhe 2013 kanë marrë disa veprime me të cilat në procedurën e emërimit të kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre.

Të akuzuar për keqpërdorim në ndërtimin e autostradave janë: ish-zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.