KUVENDI I MAQEDONISË

Kuvendi plotëson konkursin për funksione publike

30.06.2014 14:29

Parlamenti i Maqedonisë dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka plotësuar konkursin për angazhimin e personave në më shumë funksione publike të cilat janë nën kompetencat e tyre.....

Parlamenti i Maqedonisë dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka plotësuar konkursin për angazhimin e personave në më shumë funksione publike të cilat janë nën kompetencat e tyre.

Me konkursin e ri kërkohen kandidatë kompetent dhe të motivuar për pozitat, sekretar i përgjithshëm i Komisionit shtetëror për Antikorrupcion, shtatë anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe sekretar i përgjithshëm i Komisionit për vendosje të procedurave administrative dhe procedurave të marrëdhënieve të punës të nivelit të dytë.

Plotësim të shpalljes ka edhe në lidhje me dorëzimin e certifikatës për kalim të testit psikologjik dhe testit për integritet për vende në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, Komisioni për zgjidhje të ankesave në sferën e energjetikës, Komisioni për mbrojtje të qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik dhe në Komisionin për ankesa për furnizime publike.

Shpallja e parë është publikuar më datë 23 të këtij muaji dhe kishte të bënte me 35 funksione publike, kryesisht kryetarë dhe anëtarë të bordeve drejtuese në agjenci dhe anëtarë në komisione.