Në Gjykatën Penale seancë për rastin "Trust"
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca për rastin "Trust"....

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca për rastin "Trust", në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan si edhe dy persona të tjerë fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve drejtuesit e kompanive "Transmet" , "Sileks" dhe "Vato" SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë.
Paraprakisht seanca gjyqësore më 7 nëntor u shty, sepse avokatët e mbrojtjes nuk e kanë marrë listën me dëshmi që i ka propozuar Prokuroria Speciale Publike.
Prokurori i Prokurorisë Speciale Publike, Gavrillo Bubevski në seancën e kaluar tha se ata deri te Gjykata i kanë dorëzuar dëshmitë në numër të mjaftueshëm ekzemplarësh dhe se sipas procedurës Gjykata është e obliguar t'ia dorëzojë mbrojtjes listat me dëshmi krahas aktakuzave.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17-të milionë euro.
Lënda siç publikoi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.9.2011 dhe 6.10.2011.
