Bruksel, Osmani dhe Dimitrov takim me Mogerinin
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, sfidat me të cilat përballen vendet nga rajoni...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov kan takuar në Bruksel përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat përballet Evropa, ishin temat e këtij takimi.
Osmani në takim ka theksuar realizimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, i cili pret, deri në fund të implementimit të tij, në tërësi t’i reflektojë kërkesat e Unionit për reforma në Maqedoni, që në afat adekuat do të ishin implementuar.
Ai transmetoi qëllimin e Qeverisë, që me guxim dhe pozitivisht të përkushtohet në mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura politike, mes të cilave edhe kontesti me Greqinë për përdorimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Në atë kontekst, Osmani vuri theksin edhe në pritjet e Qeverisë, por edhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, për hapa konkret nga ana e Unionit, të cilët do të ishin në kahje të dukshmërisë së perspektivave evropiane të Maqedonisë.
Osmani e veçoi edhe qëndrimin e kryetarit të Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker, i cili në Fjalimin e tij vjetor, potencoi se për një BE të sigurt, nevojitet të mbahet proces kredibil i zgjerimit të Unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor.
Kjo, konsideron Osmani, nuk do të jetë e mundur nëse Komisioni nuk e fut edhe Maqedoninë në strategjinë e vet për zgjerim të Unionit deri në vitin 2025, e cila do të përgatitej në fillim të vitit të ardhshëm, por edhe me hapa të tjerë konkret që do të paraqisnin bazë për përforcim të mëtutjeshëm të optimizmit evropian në vend dhe rajon.
“Nuk është e mundur të ketë kredibilitet të procesit të zgjerimit, pa qenë Maqedonia pjesë e strategjisë së KE-së për zgjerim të Unionit”, theksoi Osmani. Ai shtoi se janë krijuar kushte adekuate që viti 2018 të jetë vit historik për Maqedoninë nga aspekti i ambicieve eruoatlantike, për kur pritet të arrihet përparim që do ta mbyllë çështjen për BE dhe NATO në Maqedoni.
