Komunikacioni, prej nesër paisjet dimore të obligueshme
Nesër hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore.....

Nesër hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore për automjetet.
Me mosrespektimin e rregullave për mbajtjen e pajisjeve dimërore shoferët e vendosin veten por edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion në rrezik dhe njëkohësisht, sipas nenit 361 nga Ligji për siguri në qarkullimin e rrugëve, parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t'i regjistrohen 25 pika negative.
Nëpunësi policor, mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore.
Gjithashtu, nëpunësi policor mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojë zhvillim të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t'i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.
