Tërmeti në kufirin Iran-Irak, rritet në 437 numri i të vdekurve
Është rritur në 437 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm....

Është rritur në 437 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur rajonin afër kufirit Iran-Irak.
Mijëra njerëz e kanë kaluar edhe natën e dytë në tendat e improvizuara ose nën qiellin e hapur, derisa autoritetet konsiderojnë se nuk ka shpresa për gjetjen e të mbijetuarve eventualë.
Ministria e brendshme e Iranit tha dje se në provincën iraniane, Kermanshah, është raportuar për 407 persona të vdekur dhe afro 6,700 të tjerë të lënduar. Mëngjesin e sotëm agjencitë iraniane të lajmeve kanë paraqitur shifra të ndryshme.
Derisa agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA, raportoi për 430 të vdekur në Iran dhe 7,156 të plagosur, agjencia gjysmë-zyrtare, Tahsin, tha se kanë vdekur 445 vetë dhe janë plagosur 7,370 të tjerë.
Agjencitë perëndimore të lajmeve, Reuters dhe AFP, kanë raportuar se autoritetet e kanë ndalur pjesën më të madhe të operacioneve të shpëtimit duke thënë se vështirë se mund të gjenden të mbijetuar të tjerë nga tërmeti i pardjeshëm.
Në Irak kanë humbur ejtën së paku 7 persona, ndërsa 530 të tjerë janë plagosur.
